Tiemoue Bakayoko është i Milanit. Ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar. Kuqezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me Chelsea për ta huazuar mesfushorin për 500 mijë euro.

Fillimisht Bakayoko ka nënshkruar kontratën e re me londinezët, deri më 30 qershor 2023, ndërsa në marrëveshje Milani ka mundësinë ta blejë për 20 milion euro.

Postimi i mesfushorit në Twitter tregon qartazi arritjen e marrëveshjes. Bakayoko kështu do të kthehet te Milani, ku ka qenë në të shkuarën nën urdhrat e Gennaro Gattuso.