Edhe zyrtarisht, trajneri i Juventusit, Maxi Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të largohet nga “Allianz Stadium” këtë verë.
Pas tri vitesh të suksesshme te “Zonja e Vjetër”, sulmuesi portugez ka kërkuar largimin nga Juventusi.
Në garë më të avansuar për shërbimet e tij deri para pak orësh ishte Manchester City.
Madje, raportohej se “CR7” është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga “Qytetarët”.
Por, gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano ka bërë me dije se edhe ish-klubi i tij, Manchester Unitedi e dëshiron transferimin e tij.
Sipas Romanos, Ronaldo tani është në aeroplanin e tij privat duke u larguar nga Torino.
E ardhmja e tij do të vendoset në orët në vazhdim me agjentin Jorge Mendes.



























