Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Lista është e përbërë nga 27 lojtarë, ndërkohë që mes risive janë, Ernest Muçi, i cili vjen nga shpresat  U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Lista e plotë:

Portierët: Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Gentian Selmani.

Mbrojtësit: Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Lorenc Trashi, Mario Mitaj, Erjon Hoxhallari.

Mesfushorët: Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Enis Çokaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi.

Sulmuesit:  Ernest Muçi, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni.