Gjatë ndeshjes së La Ligas ndërmjet Real Betisit dhe Real Madridit ka ndodhur një situatë mjaftë interesante.

Mesfushori brazilian i klubit mbretëror ka bërë një ndërhyrje të ashpër në stilin e tij, por kësaj radhe jo ndaj lojtari kundërshtar por ndaj gjyqtarit kryesor të kësaj ndeshje.

Gjithsesi ndërhyrja e tij ishte e paqëllimshme sepse ai po tentonte të ndërpriste një aksion të kundërshtarit por gjyqtari ishte afër këtij aksioni dhe nga ndërhyrja e Casemiros përfundoi duke u rrëzuar në tokë.