Kanë filluar bisedimet për organizimin e meçit mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Beteja e mundshme e britanikëve për titullin botëror të peshës së rëndë  konsiderohet si ndeshja e ëndrrave nga shumica e tifozëve të boksit.

Raportohet se stafi i Joshuas tashmë ka krijuar kontakte me kolegët e tyre nga kampi Fury.

Të dyja palët tani janë në pritje të një oferte nga Arabia Saudite për të organizuar potencialisht ngjarjen sportive.