Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njëren prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.
“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes janë nikoqirë të ish-kampionit të Evropës dhe botës, Spanjës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, Kosova do të luajë ndaj Spanjës sonte.
Për herë të parë, “Furia e Kuqe” zbarkoi mbrëmë në Prishtinë, me synimin e vetëm – fitoren në kryeqytetin tonë.
Dje pasdite, ish-kampioni i Evropës dhe botës kompletoi stërvitjen finale para ndeshjes së sotme, derisa ata dukeshin në formë të mirë dhe në disponim.
Në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Spanjës në “Instagram” janë postuar disa nga momentet e futbollistëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Aty shihen futbollistët duke praktikuar gjuajtjet e lira, nga të cilat duken mjaft të rrezikshëm, por edhe fotografitë e përbashkëta nuk mungojnë.



























