Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vdekur tifozi i flaktë i Gjilanit, Eronit Sermaxhaj.

Pas kësaj, klubi i Gjilanit i ka dërguar ngushëllime familjes Sërmaxhaj.

Njoftimi i plotë i Gjilanit:

“?Telegram ngushëllimi familjes Sermaxhaj
Sport Club “Gjilani” dërgon telegram ngushëllimi familjes Sermaxhaj për humbjen e më të dashurit të tyre Eronit Sermaxhajt.
Humbja e “Tokit” është një humbje e madhe për të gjithë ne, pasi që e kishim zërin e tij kumbues gjithmonë mbështetje dhe vullnetin e tij për t’u mos dorëzuar asnjëherë. 
Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen Sermaxhaj, shoqërinë dhe të gjithë qytetin!
Do të kujtojmë gjithmonë me mall, ashtu sikur ai nuk e harroj asnjëherë klubin e zemrës, madje edhe në ditët e tij më të vështira.
Me nderime, SC Gjilani“.