Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Zymer Bytyqi ka lansuar një mesazh para ndeshjes ndaj Kombëtares së Spanjës.
Pas fitores dhe barazimti në dy ndeshjet e mëparshme, “Dardanët” do të synojnë të bëjnë befasinë ndaj ish-kampionit të Evropës dhe botës.
Bytyqi që kontribuuoi te goli i Vedat Muriqit ndaj Greqisë, në “Facebook” shkroi se do luftojnë për rezultat pozitiv.
“Të gatshëm për sot. Na pret një ndeshje e vështirë, por do të luftojmë se bashku për rezultat pozitivë. Forca Kosova”, shkroi ai.
Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe nis në ora 20:45.



























