Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njëren prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.
“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes janë nikoqirë të ish-kampionit të Evropës dhe botës, Spanjës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, Kosova do të luajë ndaj Spanjës sonte.
Mediumi spanjoll, “AS” i ka kushtuar një artikull të veçantë vendit tonë, i cili e shpalli pavarësinë në vitin 2008 nga Serbia.
E njohur zyrtarisht si Republika e Kosovës, ajo kufizohet me Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Në territorin e Kosovës mbizotërojnë shqiptarët, derisa Kosova njihet nga 90 prej 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.




























