Televizioni spanjoll “El Chiringuito”, në mënyrë skandaloze dje iu drejtua Kosovës si “Federatë”.
Paraqitja e Kosovës ishte dinjitoze, pavarësisht humbjes 0:2.
Gazetari numër një i televizionit spanjoll, Josep Pedrerol, e cilësoi përfaqësuesen tonë si të frikshme me Milot Rashicën, Vedat Muriqin dhe Zymer Bytyqin.
“Rashica, Muriqi dhe Bytyqi. Ishte për t’u frikësuar nga Federata e Kosovës”, ishte deklarata e tij.
Këto skandale nga televizionet spanjolle janë për arsye politike, ngase edhe Federata e Spanjës e injoroi totalisht emrin e Kosovës disa herë.




























