Kjo është ditëlindja e parë që Gianna mungon. Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant ka shkruar një urim prekës drejtuar vajzës që e humbi jetën bashkë me babain në aksidentin ajror.
Përveç urimit Vanessa u lutet të gjithëve të vendosin në dorë byzylykun e kuq, atë që Gianna mbante në dorë gjithmonë.
Njerëzit i kanë porositur, i kanë vendosur dhe fotot ia nisën Vanessa-s. Të gjitha paratë do shkojnë për fondacionin e Kobe-t.
“Gëzuar ditëlindjen për vajzën time të ëmbël Gianna. Mami të do më shumë seç mund ta tregojë. Ti je pjesë e shpirtit tim dhe do jesh gjithmonë. Më mungon çdo ditë. Do doja të të gjeja pranë meje kur zgjohem. Më mungon buzëqeshja jote, gjithçka e jotja. Të dua shumë”, shkruan Vanessa përkrah fotos së Gianna-s që dikur ishte plot jetë.