Gary Neville, ish-bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi, ka treguar një ‘sekret’ të portugezit.

Sipas Neville, superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka planin të tejkalojë rekordin e golave të Peles dhe të bëhet “më i madhi i të gjitha kohërave”.

“Të arriturat e tij janë të mahnitshme dhe ai ka punuar shumë për to. Ai ishte i obsesionuar me shënimin e golave dhe për të përmirësuar veten çdo ditë. Ai ka ngritur shkallën e profesionalizmit çdo vit” ka thënë Neville.

Besohet se Pele mban rekordin për më së shumti gola në karrierë, mbi një mijë. 

Por Neville mendon se Ronaldo nuk do të ndalet nga asgjë për të arritur shifrën e brazilianit.