Me fantazistin anglez Jadon Sancho, i cili pritet të largohet këtë verë nga “Signal Iduna Park” për një shifër prej rreth 100 milionë eurosh, Dortmundi është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Petendentët për kartonin e tij janë të shumtë, me dy klubet e Manchesterit dhe PSG-në, që janë favoritë.

Ndërsa kanë filluar kërkimin për zëvendësuesin e anglezit.

Gjermanët e kanë shënjestruar për ta transferuar këtë verë sulmuesin e ri të Barcelonës, Ansu fati, i cili debutoi me katalanët në moshën 16-vjeçare.

Fati nuk gjen hapësira si titullar te Barcelona.