Florian Marku ka “shpërthyer” në ofendime dhe sharje ndaj kundërshtarit të së shtunës, Maxim Prodan.
Dyshja do të përballen në “Tottenham Hotspur Stadium” të shtunën në një ndeshje interesante boksi.
Në konferencën e sotme për shtyp, Marku e ka ofenduar rëndë kundërshtarin duke paralajmëruar se do ta mposhtë atë.
Ndërkaq, sigurimi ka reaguar duke e larguar Markun me forcë nga salla.
Gjithashtu, Florian Marku e ka sulmuar kundërshtarin e tij, Maxim Prodan gjatë prezantimit para meçit.
Marku gjatë prezantimit e ka shtyer me forcë Prodanin, ndërsa për t’i qetësuar gjakrat intervenuan shpejtë personat që ishin pranë tyre.




























