Sport Club “Gjilani” ka arritur të triumfoi në derbin lokal kundër Dritës.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin e pastër, 0-2. Golat për “kuqebardhët” i realizuan Gerhard Progni nga gjuajtja e lirë dhe Shend Kelmendi.
Kjo ndeshje u karekterizua me raste të pakta shënimi, por me spektakël në tribuna nga dy tifozeritë.
Ismet Munishi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka uruar presidentin e klubit, tifozët si dhe ka falënderuar lojtarët.
Ai ka shkruar se “lufta veç sa ka filluar” dhe se qyteti i Gjilani është “kuqebardhë”.
“Urime president Florim Zuka. Urime Skiftera. Faleminderit shumë djemvë për emocionet dhe luftën në “Fadil Vokrri”. Qyteti është i joni. Lufta veç sa ka filluar”, ka shkruar Munishi në rrjetin social.
Ky ishte derbi i parë i fituar nga tekniku prishtinas i cili shijoi edhe më parë këtë derbi të madh sa ishte trajner i Dritës vite më parë.




























