Në pasditën e sotme do të kompletohet java e shtatë në elitën e futbollit kosovar.

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot pasdite do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë.

Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina do ta presë në “Fadil Vokrri” skuadrën nga Lipjani, Ulpiana.

Nga ana tjetër, nënkampionia, Drita është mysafira e Dukagjinit në Klinë.

Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00