Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në Stokholm.

Në “Friends Arena”, Suedia është përballur me Kosovën në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022″.

Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi suedezëve me rezultat bindës, 3:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes thotë se Suedia e meritoi fitoren.

“Unë mendoj që ke te drejtë, nuk është ndeshja e njëjtë si në Prishtinë. Nuk jam i lumtur me penalltinë, për mua është ‘hajgare’. Mund të jetë edhe faull në Hadërgjonaj para se të ishte penallti”, ka thënë Challandes.

“Por, Suedia e ka merituar fitoren. Për ne asgjë sonte nuk ishte. Pastaj pranuam një gol shume të mirë, e uroj Isakun për atë gol. Suedia ka shumë lojtarë në sulm të mire si Forsberg, Isak dhe Kulusevski”, tregoi ai.

“Ishte shumë e vështirë, nesë do të shënonim në filim të pjesës së dytë, ndoshta do të ishte ndeshje tjetër. Këtë Sherë do të duhej të ishim me fat por nuk ndodhi. është ekip tjetër, është e qarte. Spanja luan tjetër futboll, ndërsa Suedia tjetër. Kulusevski është shumë i fortë fizikisht, ndërsa Spanja nuk ka. Nuk ishte aq mirë si me Spanjën, por agresiveteti dhe presioni i Suedisë ishte më ndryshe”, shtoi trajneri zviceran.