Kombëtarja e Shqipërisë e ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme sonte.

Në “Puskas Arena”, kuqezinjtë ishin mysafirë të Hungarisë në mbrëmjen e sontme.

Ndeshja e vlefshme për grupin H eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Shqipërisë 0:1.

Shqipëria e nisi më mirë ndeshjen nga minuta e parë duke pasur raste të mira shënimi.

Por, goli i fitores nuk erdhi deri në minutën e 80-të.

Ishte sërish Armando Broja, ai i cili i kishte shënuar Hungarisë në Elbasan, derisa edhe sonte shënoi supergol për fitoren e madhe.

Ndeshjen e radhës, Shqipëria do ta luajë në Tiranë përballë Polonisë.