Dikur kishte një tregim që Tyson Fury nuk mund të godiste. Epo, ai u dëshmoi të kundërtën – duke treguar fuqinë e tij serioze kundër Deontay Wilderit dhe zhurma është vërtet diçka tjetër.

Britaniku e rrëzoi amerikanin dy herë, por ajo në raundin e 11-të ishte fatale për këtë të fundit.

Ai e rrëzoi Bronze Bomberin në raundin e tretë dhe përsëri në raundin e 11-të, por njëra nga goditjet u dëgjua edhe me zë.

Një video ka kapur zhurmën e goditjes monstruoze të Furyt mbi Wilderin dhe dëshmon se ai është një goditës i frikshëm.

Përdoruesi i Twitter @Raderecht02 ngarkoi një klip të Furyt duke goditur Wilderin, i shoqëruar me titullin: “Kjo zhurmë. Fury mund të godasë”.