Belgjika zhvilloi kundër Italisë ndeshjen e play-off-it për vendin e tretë në Ligën e Kombeve. Ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kombëtares Italiane.
Portieri belg Thibaut Courtois ka reaguar menjëher pas ndeshjes, duke hedhur akuza për UEFA-n dhe FIFA-n, duke e cilësuar ndeshjen “të pakuptimtë”.
“Kjo lojë është vetëm një lojë parash dhe ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me të. Ne thjesht e luajmë atë sepse për UEFA -n janë para shtesë. Shikoni sa shumë të dy skuadrat ndryshuan formacionet. Nëse të dyja skuadrat do të ishin në finale do të kishte lojtarë të tjerë në formacion. Kjo vetëm tregon se ne luajmë shumë lojëra”, theksoi gardiani I Real Madritit




























