E ardhmja e francezit Paul Pogba, padyshim që nuk do të jetë te Manchester United.

Marrë parasysh interesimin e shumë klubeve që dëshirojnë ta kenë në radhët e tyre.

Garës për shërbimet e mesfushorit francez, i është futur edhe Interi.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është i gatshëm ‘të luftojë’ për të nënshkruar kontratë me Paul Pogba.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është i pakënaqur me mesfushën aktuale, me ish-yllin e Tottenahm Christian Eriksen, i cili ende nuk lënë përshtypjet e pritura.

Conte dhe Pogba ishin bashkë te Juentusi dhe si duket do të bashkohen përsëri.