RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 22: Igli Tare sporting director of SS Lazio celebrates the winning of Supercup after the Italian Supercup Final match between Juventus and SS Lazio at King Saud University Stadium on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka thënë se qeveria nuk mund ta ndalë rikthimin e futbollit dhe shtoi se lojtarët festuan për lajmin që do të rikthehen në stërvitje.

Qeveria italiane ka dhënë leje për fillimin e stërvitjeve individuale ose në grupe të vogla, por ende nuk dihet për fillimin e kampionatit.

“Dëgjova se një urdhër ligjor për bllokimin e kampionatit mund të vijë këtë javë. Por, kjo nuk është fusha e tyre. FIFA dhe UEFA kanë bërë të ditur qartë dhe kanë thënë se kampionatet duhet të përfundohen”, ka thënë Tare.

“Ne mund të fillojmë edhe në qershor dhe ta përfundojmë mes gushtit dhe shtatorit, duke marrë në avantazh faktin se Kupa e Botës në vitin 2022 do të mbahet gjatë dimrit”, ka thënë shqiptari.

Lazio është duke luftuar për titull këtë edicion në Serie A, derisa momentalisht zë pozitën e dytë në tabelë me një pikë më pak sesa Juventusi.