Kubrat Pulev e ka pranuar se ai mund të tërhiqet për të lejuar që Anthony Joshua të përballet me Tyson Fury në vend të tij.

Sidoqoftë, boksieri 39 vjeçar me origjinë nga Sofja mund të joshet të pranojë një paketë financiare, e cila do të ishte mjaft bujare për të që të hiqte dorë.

Por, Pulev ia ka bërë të qartë Joshuas se nëse përballen, do ta mposhtë.

“Unë nuk dua të pres. E dua luftën për titull me Anthony Joshuan dhe do ta nokautojë” ka thënë Pulev.