Edon Zhegrova është shprehur i lumtur që i ndihmoi Baselit ta mposhtë 1:0 Sionin të dielën në Superligën e Zvicrës, me një gol të mrekullueshëm në çastet e fundit.

Sulmuesi i Kosovës Zhegrova shënoi gol mahnitës nga largësia në minutën e 92-të në Stade de Tourbillon, duke ia siguruar Baselit fitoren e gjashtë këtë sezon në ligë.

Në një reagim pas ndeshjes në rrjetet sociale, Zhegrova u shpreh i lumtur që i ndihmoi klubit të fitojë në një ndeshje të vështirë.

 “Plus tri pikë. Çfarë dite e mahnitshme. Jam gjithmonë i lumtur t’i ndihmoj ekipit me gol vendimtar”, shkroi Zhegrova në Instagram pas ndeshjes.