Derisa ende nuk dihet se kur mund të rikthehen ndeshjet e mbetura të Premier Ligës, ka ardhur një ide e veçantë për vazhdimin e kampionatit.

Agjenti i futbollit Gary Williams është duke punuar në një ide të madhe që të përfundohet pjesa e mbetur e edicionit, në Australi.

Sipas tij, 1500-2000 persona do të udhëtonin, rreth 75 nga secili klub. 

Do të kontrolloheshin për koronavirus para se të rezervonin një fluturim direkt nga Londra për në Perth dhe të gjithë ata që udhëtojnë duhet të izolohen në hotele në ardhjen në Australi.

Klubet e Premier Leagues janë pajtuar më herët që të zhvillohen ndeshjet në fusha neutrale.

Derisa klubet që po rrezikojnë mbijetesën në elitë, kanë kërkuar që të mos ketë largime nga elita këtë stinor.