Mesa duket Kingsely Coman është shumë pranë largimit nga klubi bavarez.

Lojtari dhe klubi nuk janë duke gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar.

Për francezin ende nuk ka oferta konkrete por Bayern e ka të vendosur çmimin për të në rast largimi.

Sipas “AS”, klubi gjerman kërkon 55 milion euro për të larguar 25-vjeçarin në drejtim të një klubi tjetër.

Francezi u ble nga Juventus në vitin 2015 për shifrën e 28 milion euro