Borussia Moenchengladbach ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat të thellë 5-0 në kuadër të DFB Pokal, duke i eliminuar bavarezët nga kjo garë.
Një humbe e thellë dhe turpëruese për Bayernin, që startoi në këtë takim me 11-shem më të fortë të mundshme.
Se vendasit e kishin marr shumë seriozisht takimin, tregon edhe goli i shënuar që në minutën e dytë me Kauadio Kone për 1-0.
Në minutën e 12-të rezultati shkoi në 2-0 kur Ramy Bensebain shënoi nga afërsia e zonës.
I njëjti lojtar shënoi për 3-0 në minutën e 21-të nga penalltia, rezultat që mbylli pjesën e parë.
Në pjesën e dytë ishte radha e Breel Embolo, ku zvicerani fillimisht shënoi në minutën e 51-të për 4-0.
Luca Netz asistoi te Embolo në minutën e 58-të, që qoi rezultatin në 5-0.


























