Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, ka thënë të enjten në konferencën për shtyp se Lionel Messi pritet të luajë kundër kampionit në fuqi Lillet të premten në orën 21:00.
Messi të enjten ka stërvitur individualisht për shkak të një dëmtimi muskulor, në prag të këtij dueli.
Kylian Mbappe, i cili nuk stërviti të enjten, nuk do të jetë pjesë e skuadrës për duelin e së premtes mbrëma.
“Leo Messi mund të jetë titullar por ne kemi edhe lojtarë tjerë, alternativa që mund të mbulojnë pozita dhe do të shohim se cili do të jetë vendimi përfundimtar”, theksoi Pochettino.
PSG-ja prinë në tabelë me 28 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Lensi.


























