Al Rajan përballej kundër Al Arabi, ku një episod me protagonist ish-mesfushorin e Real Madrid është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në videon e postuar në Twitter shikohej teksa gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë James Rodriguez, i cili ka reaguar ashpër këtij vendimi të kryesorit të ndeshjes.
James tenton të sulmoje gjyqtarin teksa është dashur ndërhyrja e shokëve të ekipit për të ndaluar lojtarin, i cili më pas ndëshkohet përsëri me karton të verdhë, duke u detyruar të lërë fushën e lojës me karton të kuq.
Një gjest aspak i hijshëm ky nga ish-madrileni i cili ka humbur shumë nga paraqitja që kishte kur luante në Spanjë.


























