Ekipi francez, Lyoni e preti në shtëpi Spartën e Prahës, ndaj së cilës triumfoi me rezultat 3-0.
Ylli shqiptar, Shaqiri ishte padyshim startues dhe u vlerësua me notën 7.5.
Skuadra franceze shënoi tre herë në pjesën e dytë për të siguruar fitoren. Ishte Slimani që realizoi dy herë brenda dy minutave (61′, 63′), kurse golin vendimtar e konkretizoi Toko Ekambi (90+2).
Lyon me fitore ndaj Sparta Praga është kualifikuar zyrtarisht në fazën e eliminimit direkt (3-0).





























