Pas gjashtë vjetësh, Xavi Hernandez edhe zyrtarisht sot (e shtunë) është rikthyer te Barcelona.
Mirëpo, legjenda e futbollit spanjoll dhe klubit të Barcelonës, kësaj radhe në “Camp Nou” është rikthyer si trajner.
Barcelona përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, ka bërë të ditur për marrëveshjen e arritur.
Xavi ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë.
41-vjeçari te Barcelona do të prezantohet më 8 nëntor.





























