Nipi i boksierit shqiptar, Luan Krasniqit – Arianit Krasniqi është shpallur kampion i peshës së rëndë U-18 në Gjermani.

Arianiti u përball në finale me boksierin nga Bavaria, Bogdan Stuckert dhe realizoi fitore të pakontestueshme.

Ndërsa në gjysmëfinale i riu Krasniqi, kishte fituar betejën me lehtësi ndaj boksierit Adrian Yasin Alkaya.

Po me këtë titull 26 vite me parë ishte kurorëzuar si kampion edhe Luan Krasniqi.