Punimet janë drejt përfundimit dhe stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë tashmë ka një pamje të re. Nga pranvera e ardhshme skuadra e Llapit do t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpinë e saj të rinovuar dhe kjo ka bërë që entuziazmi të jetë i madh duke filluar që nga trajneri i skuadrës Tahir Batatina.

I pari i skuadrës nga Podujeva ka zbuluar detaje të shumta nga projekti që po realizohet. Ai në një intervistë për KosovaPress ka zbuluar se shifra e investuar në këtë stadium kap shifrën prej 430 mijë euro

Ky investim sipas Batatinës është bërë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, derisa potencon se ka munguar përkrahja e Kuvendit Komunal të Podujevës, por kjo nuk ka qenë pengesë që puna e bërë të jetë sipas standardeve evropiane.

Batatina: Rinovimi i “Zahir Pajazitit” ka kushtuar 430 mijë euro

“Nuk ka qenë e lehtë, ka qenë shumë e vështirë me vetë faktin që kryesia ishte në vazhdën e transferimeve të skuadrës, ishte fillimi i sezonës, pastaj edhe angazhimit te fusha sportive. Mendoj që nuk ka qenë e lehtë por vullneti i madh bashkë me federatën, federata na ka ndihmuar me një pjesë, me një vlerë prej 130 mijë euro që na i ka dhuruar, na ka premtuar që ditëve në vijim do të iu ndihmojmë edhe me një shumë me vet faktin që federata e ka parë që këtu është një investim shumë i madh. 430 mijë euro është vlera totale e stadionit që janë futur në stadion komplet…Nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga Kuvendi Komunal i Podujevës. Kemi bërë kërkesë por kanë gjetur arsyetime se nuk kanë planifikuar buxhet…Është dashur me mjete vetaneke, do të thotë 300 mijë euro në këto kushte pandemie një kryesi t’i jap për një stadion nuk ka qenë e lehtë për ne”, tha Batatina.