Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren me Jordaninë, shkruan Zeri.info.
Primoz Gliha nuk e ka nisur aspak mirë aventurën si përzgjedhës te Kosova, pasi sonte të udhëhequrit e tij pësuan humbje si vendas.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka përfunduar me rezultatin 0-2.
Baha Faisal dhe Hamza Aldaradreh shënuan golat e fitores për mysafirët, në minutat 18 dhe 85.
“Dardanët” krijuan raste të shumta sonte, por në asnjërin rast nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetë.
Vlen të theksohet se Jordania mbeti me një lojtar më pak në minutën e parë shtesë (90+1), kur Noor Al-Rawabdeh u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Ndryshe, Kosova ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Greqia, më 14 nëntor.
Ndeshja ndaj grekëve është e vlefshme për kualifikime në Botërorin “Katar 2022”.



























