Problemet e Ousmane Dembele nuk kanë të mbaruar te Barcelona. Së fundmi sulmuesi francez është gjobitur nga klubi për thyerje të rregullores. Ai është paraqitur me vonesë në grumbullimin e ekipit dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve katalanas.

Kështu, francezi është paraqitur me tre minuta vonesë në grumbullimin e ekipit. Kur i gjithë ekipi pritej të mbërrinte deri në orën 8 e 30 në qendrën stërvitore, ai u paraqit në orën 8 e 33. Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur ta gjobisin atë.

Kjo është gjoba e parë që ai ka marr tek ekipi i Barcelonës. Megjithatë, përveç kësaj, aventura e tij në Barcelonë nuk ka pasur shkëlqimin që pritej. Ai është shoqëruar nga dëmtime të shumta dhe një rendiment të ulët fizik.