Ish-sulmuesi i Argjentinës, Martin Cardetti, ka folur bashkëvendësin e tij, Lionel Messi dhe brazilianin, Ronaldinho.
Këtë të fundit duket se Cardetti e pëlqen më shumë. Madje ka thënë se është më i mirë se Messi.
“Si trajner, për ekipin tim do të zgjedhja Ronaldinhon. Ai është më i mirë se Messi”, ka thënë futbollisti i pensionuar.
“E kalova një vit me Ronaldinhon dhe ai është një lojtar krejt ndryshe. Është i prekur nga Zoti”, ka thënë Cardetti.
Argjentinasi kishte luajtur bashkë me Ronaldinhon, sa ishte pjesë e Paris Saint-Germain.