Italia nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen e fundit përballë Irlandës Veriore duke humbur kështu shansin për t’u kualifikuar direkt në Katar 2022, pasi Zvicra mposhti me “poker” golash Bullgarinë dhe i mori vendin e parë, ku vendimtar ishte edhe Shaqiri i cili asistoi në golin e parë.
Kampionët e Evropës do duhet t’i bien nga “Play Off” për të tentuar pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit.





























