Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry, janë duke shkëlqyer te Bayern Munich.
Kampionëve të Gjermanisë, pritet që këtë verë t’i bashkohet edhe gjermani i Manchester Cityt, Leroy Sane.
Nëse këta të tre bëhen bashkë, atëherë padyshim që do të jetë një ndër sulmet më të mira në botë.
Që nga sezoni 2017/18, këta tre futbollistë kanë statistika mbresëlënëse.
Leroy Sane ka qenë i përfshirë direkt në gol çdo 95 minuta në Premier League.
Për 4289 minuta të luajtur, ai ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në 25 të tjerë.
Lewandowski ka qenë i përfshirë direkt në gol çdo 81 minuta në Bundesligë. Në 7169 minuta ka shënuar, ka shënuar 76 gola dhe ka bërë 12 asistime.
Kur Gnabry ka qenë i përfshirë direkt në gol çdo 98 minuta në Bundesligë. 4899 minutat e luajtura i ka shndërruar në 31 gola dhe 19 asistime.