Derbi mes Kombëtares argjentinase dhe asaj braziliane mbrëmë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Megjithatë, ndeshja ishte shumë e luftuar, por edhe me aksione dhe momente magjike kohë pas kohe.
Angel Di Maria ka bërë një driblim të bukur ndaj Vinicius Junior, moment i cili ka shkuar viral.
Argjentinasi mori një top afër vijës anësore dhe me Viniciusin që po i afrohej me vrull, Di Maria vendosi t’ia fus topin mes këmbeve me lehtësi.




























