Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir, ka njoftuar se Super Liga turke do të rifillojë më 12 qershor.

Të gjitha aktivitetet e futbollit në Turqi janë pezulluar më 18 mars për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Turqia ishte një nga vendet e fundit evropiane që e ndaloi sportin.

Kështu Vedat Muriqi mund të rikthehet sërish në fushë.

Por ky mund të jetë sezoni i fundit për të te Fenerbahçe, pasi pritet të largohet drejt një lige më të fortë.