Në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen ndeshjet e para të rundit të dytë të kësaj gare.

Në këtë rreth, do të marrin pjesë 32 skuadra.

Gjatë ditës së sotme, do të zhvillohen gjithsej 11 ndeshje.

Në fokus është derbi i rivalëve të vjetër mes Besës dhe Prishtinës.

Në ndeshjet tjera, Ramiz Sadiku luan në shtëpi ndaj Vushtrrisë, Llapi përballë Kikës dhe Rahoveci pret në shtëpi Ballkanin.

Ndeshjet e plota që luhen sot:

E mërkurë, 01.12 2021
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Feronikeli – Fushë Kosova (fusha me bari sintetik në Drenas)
A@N – Gjilani
Drenica – Vllaznia P (fusha me bari sintetik në Mitrovicë)
Besa – Prishtina
Malisheva – Istogu
Ulpiana – Vëllaznimi
Rahoveci – Ballkani
Trepça’89 – 2 Korriku
Llapi – Kika
Prizreni – Onix.