France Football nuk e përjashton mundësinë e dorëzimit të ‘Topit të Artë’ të vitit 2020 për Robert Lewandowski, një çmim që nuk u nda vitin e kaluar për shkak të pandemisë.
“Ne nuk duhet të marrim vendime të nxituara. Ne mund të mendojmë për të, por në të njëjtën kohë të respektojmë historinë e Topit të Artë, e cila bazohet në zgjedhje,” tha për portalin e lajmeve Pascal Ferre, kryeredaktor i France Fototball.
Të hënën e kaluar, fituesi i Topit të Artë të vitit 2021, Lionel Messi, i cili mori më të mirën nga sulmuesi polak i Bayernit, i kërkoi organizatorit France Football që në mënyrë retrospektive të shpërblejë golashënuesin më të mirë të kampionit gjerman Bayern Munich për sukseset e tij në 2020. “Ajo që tha Messi ishte e lezetshme dhe e zgjuar”, tha Ferre.




























