Ndeshja mes Wolverhamptonit dhe Liverpoolit është mbyllur në mënyrë dramatike.

Në “Molineux Stadium”, Wolverhamptoni ishte nikoqir i Liverpoolit.

Ndeshja në fjalë i takoi Liverpoolit me rezultat minimal, 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për Liverpoolin e realizoi Divock Origi në minutën e 94.

Me këtë fitore, Liverpooli renditet në vendin e parë në tabelë me 34 pikë.

Kurse, Wolverhamptoni bie në vendin e tetë me 21 sosh.