Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri mbrëmë ka dhuruar asistin e radhës për skuadrën e Lyonit në kampionatin francez. Lyon ishte mysafir i Bordeaux dhe mori një pikë pasi ndeshja përfundoi baras me rezultatin 2:2.
Shaqiri pas dy ndeshjeve si rezervistë, në këtë ndeshje u rikthye si titullar dhe tregoi vlerat e tij se pse duhet të jetë titullar në çdo ndeshje.
Ai asistoi në minutën e 29-të për golin e parë të Lyonit dhe të ndeshjes.
Shaqiri këtë sezon u transferua te gjiganti francez nga Liverpooli. /VarKosova/



























