Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarët për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” e rinjë do të marrin pjesë në ciklin eliminator të kësaj gare që mbahet në periudhën 2022/23.

Kosova është renditur në grupin e tetë së bashku me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.

Kurse, Shqipëria është në grupin e shtatë me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.