Ekipi turk, Galatasaray e ka fituar Champions Leaguen në sportin e xhudos sot, me ndihmën e xhudisteve të Kosovës.
Galatasaray pati përforcime nga Kosova. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu e ndihmuan ekipin turk ta fitojë Champions Leaguen në xhudo.
Lajmi u bë e ditur nga trajneri Driton Kuka.
Postimi në rrjetin social, Facebook:
Xhudistet e klubit tonë i huazuam për Ligën e Kampionëve për ekipin Galatasaray!
Disi dhe Laura protagonistet kryesore në titullin e fituar në Champions League mbajtur në Paris!
Fituan në të tri luftërat e tyre!
Kjo edhe zyrtarisht ishte gara e fundit në sportin e xhudos për sivjet.



























