Covid-19 ka prekur edhe Real Madrid, teksa dy lojtarë të “Los Blancos” kanë rezultuar pozitivë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet rrjeteve sociale, ku raportohet se Luka Modric dhe Marcelo janë lojtarët e infektuar.

Të dy lojtarët do të izolohen nga pjesa tjetër e skuadrës dhe do të vazhdojnë  shërimin e tyre nën masa të rrepta, sipas protokolleve të vendosura.