Endrit Krasniqi e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2021 në Superligën e Kosovës.
Krasniqi u shpall lojtari më i mirë i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës në një ceremoni të organizuar.
Pasi iu nda çmimi, Krasniqi në një fjalë rasti u shpreh i lumtur, derisa tha se secili futbollist e ëndërron një ndjenjë të tillë.
Ai ka falënderuar ata që e kanë votuar, ndërsa premtoi për të ardhmen.
“Është një ndjenjë që çdo futbollistë e ëndërron, jam shumë i lumtur për çmimin. Faleminderit për ata që më kanë votuar, koha të punojmë më shumë”, tha ai në ceremoninë e FFK-së.
Federata e Futbollit të Kosovës është duke ndarë edhe çmime tjera në ceremoninë për të shpallur laureatët e vitit 2021.
Prishtina u shpall klubi më i mirë i vitit, ndërsa çmmin e trajnerit të vitit 2021 e fitoi Zekirija Ramadani që drejtoi po këtë skuadër.



























