Pesë futbollistë spanjollë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këto rezultate janë bërë publike pas raundit të parë të testeve të bëra te skuadrat e La Ligas dhe Segunda Division.

“Këto raste vijnë nga tri ekipe të La Ligas, ndërsa dy të tjerë janë të një divizioni tjetër”, njofton RACL.

Ekipet spanjolle mund të kthehen në stërvitje gradualisht, pasi të kenë përfunduar të gjitha testet dhe të bëhen publik rezultatet.