Komentatorja dhe gazetarja e Sportit, Qeqa Krelani në emisionin “Sporti Total” në KTV ka kritikuar ashpër Presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin në lidhje me shkarkimin e trajnerëve.

Qeqa e cilësoi Kabashin si një nga presidentët më të dështuar për faktin se është bërë i famshëm me shkarkimet.

“E dimë shumë mirë mënyrën si operon Presidenti i Ballkanit, për ndërtimin e banesave objekteve të bukura ja japim dorën, por si duket për kapacitetet e tij rreth futbollit po më duket është një prej Presidentëve më të dështum, për faktin se kur si president bëhesh me i famshëm për shkarkimin e trajnerëve se sa për fitimin e titujve, tregon më shumë për presidentin, jo për futbollistët.

“Lehtë është me i thy mendjen Kabashit, nuk e pranon që nuk ka lidhje me futboll. Ballkani ka qenë shumë solide, ka marrë marketing shumë të madh nga Munishi, shkruan Insporti.

“E kam thënë edhe për Llapin atje edhe Guardiola me shku, tash po del edhe te ky, edhe Guardiola me i shku e shkarkon. Ky duhet me ndryshu qasjen e tij, duhet me ditë një gjë që nuk është i vetëm në këtë garë, Kabashi duhet me ditë që nuk është i vetëm” – tha Qeqa në “Sportin Total” në KTV, përcjell Insporti.

Ndryshe, Më 23 dhjetor 2020, FC Ballkani njoftoi se kishte ndërprerë bashkëpunimin me Ismet Munishin. Pas Munishit, në krye të klubit erdhi trajneri me prejardhje nga Shqipëria, Blendi Shkëmbi, por ai as nuk qëndroi gjatë. Teksa, i fundit që u shkarkua është Bekim Isufi.